Jeta luksoze e Shkurte Gashit, ja çka mund të shihni tek ajo?/FOTO

0

Këngëtarja Shkurte Gashi, shpesh i ka prezantuar ambientet e shtëpisë ku jeton në Zvicër dhe na ka mahnitur me pamje.

Por shtëpia që ka në Kosovë, qenka edhe më e bukur e edhe më luksoze.

Gashi, njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës live ndodhet në Kosovë për festën e Fiter Bajramit, konkretisht në shtëpinë e prindërve të saj.

Që në mëngjes ajo ka prezantuar disa nga ambientet e dhomës së ndejës së shtëpisë së babait dhe gjithçka është thuajse në perfeksion.

Hapësirë e madhe dhe dekor që shkon në ngjyrë të bardhë në të hirtë dhe mobilie të shtrenjta, janë elementet e shtëpisë së Shkurtes në Kosovë, të cilat nuk i kemi parë deri më tani.