Jeta online po shkatërron fëmijët tanë

0

Muhamer Pajaziti

Jeta shoqërore gjithnjë e më tepër po zhvendoset në internet. Çdo ditë e më tepër rrallë shohim fëmijë nëpër lagje.

Mungon jeta reale dhe ato zhurmat e hareshme fëmijërore nga lojërat e ndryshme që të kënaqnin zemrën.

U harruan lojërat më të bukura ‘Hapa dollapa”, futbolli, loja me litar, gjuajtja me llastiqe, loja sy mbyllur, polici e hajduti, e shumë të tjera.

Sa shpejt kalonte jeta, dinamikë që nuk harrohet kurrë. Garë, tension, humbje, fitore, gëzim, hidhërim, e të nesërmen të gjithë të bashkuar.

Sot, krejt jeta e fëmijëvë është bërë online, lojërat e lartpërmendura u zëvendësuan me lojërat e internetit Pupg, fortnight, play station, counter, lojërat që i dëmtojnë në masë të madhe nervat e tyre, prishin sytë, dëmtojnë trurin, deformojnë trupin. Këto lojëra, i lënë fëmijët të mbyllur në dhoma duke bërë një jetë vitruele, e tmerrshme.

Një pjesë të madhe të ditës fëmijët e kalojnë në internet, përfshirë edhe mësimin online, pa llogaritur se teknologjia po i shkatërron ata.

Në këto rrethana, po krijohen fëmijë me shumë deformitete, të cilat do të shfaqen më vonë dhe do reflektojnë negativisht në zhvillimin dhe jetën e tyre.

Faktkeqësisht, për këto pasoja do jemi përgjegjës në prindërit, shkollat e institucionet e shtetit, të cilët po i ndjekin dhe po shkojnë për shtati politikave të korporatave që nxjerrin përfitime nga jeta online.