Jetesa bëhet më e shtrenjtë: Shporta sindikale arrin 64 mijë denarë

Picture of INA
INA

20/06/2025

Shpenzimet minimale mujore për një familje katëranëtarëshe në Maqedoninë e Veriut u rritën për 790 denarë vetëm gjatë muajit qershor, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjeve të LSM-së, vlera e shportës minimale sindikale për muajin qershor ka arritur në 64.698 denarë, ndërsa nëse përfshihet edhe qiraja për një apartament 60 metra katrorë, shpenzimet mujore shkojnë në 80.073 denarë.

Vetëm për ushqim dhe pije, një familje është dashur të ndajë 23.167 denarë, që është 733 denarë më shumë se në maj.

“Pas përfundimit të masave aktive të Qeverisë, shporta minimale është rritur për 2.007 denarë brenda dy muajve të fundit, ndërsa vetëm ushqimi dhe pijet janë shtrenjtuar me 1.678 denarë,” thekson LSM në reagimin e saj.

Në prag të sezonit veror, shumë punëtorë po përballen me dilema nëse do të kenë mundësi financiare për pushime, ndërkohë që shpenzimet e përditshme po rriten vazhdimisht. Sindikatat paralajmërojnë revoltë dhe kërkojnë masa të menjëhershme nga Qeveria për kontrollin e çmimeve dhe rritjen e pagave.

Të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës konfirmojnë gjithashtu trendin e rritjes së çmimeve, me një inflacion mujor prej 1.5% në maj, krahasuar me prillin.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË