Jetulla Qerimi: Rexhaili ndërroi jetë, por ne e kemi borxh dhe amanet që drejtësinë e tij ta çojmë në vend (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Shkurt, 2022

Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhailit tashmë të ndjerë, në një intervistë për Open-TV ka deklaruar se qëllimi i protestës së paralajmëruar për ditën e premte është kërkimi i drejtësisë deri në fund.

Ai ka theksuar e kanë borxh dhe amanet që drejtësinë e tij ta çojnë në vendin e duhur. “Është e vërtetë se Rexhaili ndërroi jetë duke pritur drejtësi në gjykatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por ne si familje kemi vendosur ta kërkojmë deri në fund. E kemi borxh dhe amanet që drejtësinë e tij ta cojmë në vendin e duhur. Kjo është arsyeja që do të organizojmë protestë ditën e premte”, deklaroi për Open-TV, Jetulla Qerimi.

Protesta do të mbahet ditën e premte me fillim prej orës 13:30 minuta nga Sheshi Skënderbeu në Çair të Shkupit dhe pastaj do të marshohet deri te zyret e Bashkimit Europian.

Atje do t’i japim dokumentet e rasteve të montuara dhe do të kërkojmë që BE të marrë masa për këto padrejtësi që iu bëhen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Qerimi tha se në protestë pret t’i bashkohen të gjitha organizatat joqeveritare, popullata dhe të gjithë ata që janë të prekur për rastin, që është i montuar, politik. Ai beson se do të kenë mbështetje të madhe dhe do të vazhdojnë deri në fund të zbardhjes së rastit.

Për në fund, Jetulla Qerimi i falënderoj pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha trojet shqiptare që morën pjesë në varrimin e Rexhail Qerimit dhe të gjithë ata që iu shprehën ngushëllime në shtëpinë e tyre.

Rexhail Qerimi ndërroi jetë të enjtën e kaluar në burgun e Idrizovës, ku sipas disa informacioneve jozyrtare, kishte pësuar sulm në tru. Ai ishte i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa”. /Open-TV

https://www.facebook.com/watch/?v=251889293758451

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

MUHAMERI

Ushtria partiake e “fejsbukut” në Maqedoni

Kuvendi

Caktohen vazhdimet e tre seancave plenare

Grubi korridori 8

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Polici-a-2-750x430

Aksident i rëndë në rrugën Ohër- Kërçovë, një i vdekur dhe disa të lënduar

dimitar kovacevski

Kryeministri Kovaçevski në takim të Komunitetit Politik Ndërkombëtar në Kishinjev

INFO

NA NDIQ