Jo 79 por 125 raste të reja sot në Maqedoni, ministria përditëson shifrat

0

79 por 125 raste të reja në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Përtëritjen e shifrave e ka bërë Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce, i cili në rrjetet sociale ka nxjerrë shifrat finale të të infektuarëve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Këto të dhëna janë nga 1085 testimet e kryera në shumicën e komunave. Shkupi vazhdon të prijë me raste, edhe ate 46 raste gjatë orëve të fundit. Më pas vijon Kumanova me 19 raste, gjegjësisht komuna e Likovës, ku janë disa vatra të të infektuarëve nëpër disa familje.

Më pas radhitet Shtipi me 17 raste dhe pas kësaj komune Tetova, që sot numëron 16 raste, po ashtu këtu janë përfshirë edhe komunat rurale rreth saj.

Në Strugë janë shënuar 7 raste, Gostivar 6 raste të reja, Ohër me 5 raste të reja, Veles me 3 raste të reja, ndërsa në Manastir, Koçan, Dellçevë dhe Negotinë nga një rast. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 2 persona, një pacientë nga Prilepi Ii moshës 73 vjeçare i hospitalizuar në spitalin “8 Shtatori” më 19 maj dhe një paciente nga Strumica e moshës 67 vjeçare e hospitalizuar në Klinikën për Neurokirurgj më 18 maj.(INA)