“Jo ndryshimit të Kushtetutës, Po në BE”, reagon kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

ina-online
ina-online

06/11/2023

Kryetari i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, akademik Lupço Kocarev shprehu qëndrimin e tij sot që konsiston në faktin se akademia është kundër ndryshimit të Kushtetutës, por është pro BE-së.

“Ndryshimin e Kushtetutës është duke e promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare. Kjo është aleancë për ‘luftë të shenjtë’ kundër maqedonizmit, që përbëhet nga forca në Maqedoni dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi ndër të tjera Kocarev.

Sipas tij, në Maqedoni promovohen marrëzia, absurditeti, injoranca, lakmia, apatia.

“Nga njëra anë Ndryshimi i Kushtetutës, kurse nga ana tjetër të gjithë ata që do të flasin për maqedonizmin etiketohen si nacionalistë, tradhëtarë dhe gënjeshtarë. Megjithatë, për dallim nga ata që insistojnë për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni, unë jam i tronditur nga fakti që në Maqedoninë demokratike, në shekullin 21, si qytetar i këtij vendi, jam i detyruar të zgjedh midis këtyre dy opsioneve. Zgjedhja ime, padyshim, është – Jo për Ndryshimin e Kushtetutës dhe Po për BE-në”, deklaroi kreu i Akademisë, Kocarev në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur sot në Shkup kushtuar personaliteteve historike.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ