“Jo për gjë, por kemi edhe zëvendësuesin gati”, Rama “ia vë syrin” Luizit, porosi të prera Benet Becit

INA
INA

20 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama në “podcastin” e radhës kishte të ftuar fituesin PS-së në Shkodër Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP” Luiz Ejlli.

Gjatë bisedës nuk munguan batutat mes të ftuarve Ndër të tjera, kryeministri i dha “porositë” e fundit kandidatit të Partisë Socialiste, i cili për herë të parë arriti të fitojë bashkinë Shkodër. Krahas punëve të përditshme, Rama i kërkoi Becit të qëndrojë dhe jetojë në Shkodër pasi në të kundërt do t’u hapte probleme. Madje me batutë i tha se zëvendësuesin e kishte gati, duke iu referuar këtu Luizit.

“Po nuk i pastrove plehrat, do vij të të fus vetë në kazan. Unë nga kryetari i bashkisë kur është puna tek projektet e mëdha, dua që kryetari të mos më pengoje. Nga ti pres të rrish në Shkodër Benet. Këtë mos ta diskutojmë se pastaj do na hapen shumë probleme. Unë një zëvendës e kam gati.  Jo për gjë, por kemi edhe zëvendësuesin gati”, i tha kryeministrit.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,

Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-05-23-23-24-31-046-edit_com.android.chrome

Monika Lubonja i ka dy fjalë për Luizin dhe lidhjen e tij

nita-latifi-big-brother

Nita Latifi i kundërpërgjigjet Bledi Manes

monika lubonja

“Luizi e meriton famën”, Monika Lubonja: Edhe unë do të isha lidhur brenda BBV

Foto: Facebook

Luizi ‘i zhytur’ në luks, kaq kushton një bluzë e tij

luizi olta

Luizi dhe Olta bashkë në një film, zbulohet roli që do të luajnë

pare-euro

Lista me të rinjtë më të pasur në botë, mes tyre një shqiptare

Screenshot_2023-05-23-16-40-58-737-edit_com.android.chrome

Kejvina komenton foton e Luizit

cim peka

Çim Peka: Mos ja merrni per keq Fevzos, e ka me Luizin!

Vesa-Luma

Vesa Luma ka një këshillë për Luizin dhe Kiarën

INFO

NA NDIQ