Jo Qeverinë, por Shqiptarinë

0

Nga Nazmi Beqiri/

Të detyrojnë të flasësh e pastaj thonë pse fole. Të detyrojnë të luftosh e pastaj thonë pse luftove. Me këto lloj njerëzish nuk ka mirëkuptim e as sta dijnë për nder, ndaç fole ndaç s’fole. Ata janë të gatuar prapthi.
Unë jam ky që jam, ngase ky kam qenë dhe ky do të jem. Nuk kam mundur të hesht as në shkollën fillore as në të mesmën as në fakultet as në master as në doktoratur dhe as si ligjërues.

Të hesht tani?!!!

Kur na thanë (me emër Ali Ahmetit) që të kërkojmë falje për 18 vjet…, ishte fushatë dhe e lash që të kalojnë zgjedhjet. Fitoi kush fitoi e më duhej të shkruaja, për hirë të familjes, studentëve, miqve dhe së fundi edhe për shkak të vetes, ngase për këtë kohë dhe për këtë që do të vijë, shpeshherë e putha vdekjen, por s’më mori dhe s’më mori (vdekja). T’i shohesh frytet e punës sate për së gjalli, qenka vërtetë një kënaqësi që nuk përshkruhet, (Lavdi Dëshmorëve të Kombit) e po i gëzojmë këto fryte, pa kushdo çfarë të dojë të thotë. Edhe pse populli thotë që “Karvani ecë, e qentë le të lehin”, por ai qen që nuk leh ëshët luan, e ne ua kemi dhënë mundësinë.

Prapë, e prolongova shkrimin, për shkak të Bajramit (Festës). Jo që kjo Festë ndalon këto punë, por profesorët që kanë kapur flamujt e kundërshtimit , mos të gjejnë “qime në ve”, nga që ne, shpesh, na kanë quajtur nacionalistë, irredentistë, leninistë, stalinistë, enveristë, e madje edhe terrorista, e do të na quajnë ateista e mbase edhe diçka më të pahijshme, në rast se janë të atij taborri etiketues!!!??? Madje, në kohë të sistemit socialist na quanin nacionalistë, e në kohë demokracie enveristë. Po, a e dijnë ata se çfarë ishim??? Mbase, më duhet të the,m po, dhe, ne për to ishim kundërshtarë të padronëve të taborrit të, të, të… tyre e as gjë nga këto që përmendëm, ngase ata as që i dijnë në esencë shkencore këto terma, e as që e kuptojnë nocionin e lirisë, e aq më pak, se ne luftonim për lirinë tonë.

Atë që dijnë ta bëjnë, e tregojnë vet, e nuk ka nevojë t’i pyesim. Me rastin e pataqitjes së pjekurisë shqiptare që të barazohen, apo të barazohet me të tjerët në vendin që i takon (kryeministrin), – profesori, në vend që të ndihmojë me dijen e tij (nëse e ka), për realizimin e këtij projekti, ai tha, se: “së pari t’i kërkojnë falje popullit shqiptarë…, e mandej të kërkohet kryeministri, ka kuptim kur… në vend që t’i kërkojë falje popullit për 18 vite qeverisje…”(N. Maliqi). Mbase, njejtë u tha edhe në TV Shenja edhe M. Bilalli, dhe N. Selmani.

Tre ligjërues. Të gjithë ligjërojnë shkenca humane – sociale, dhe futen fushave të injorancës e “blablatorëve”. Televizionet gjetën shumë kundërshtar të A. Ahmetit, por, po i marr profesorët, ngase, pos si ligjërues, ata kishin edhe përgjegjësi elektorale. Dy të parët ishin edhe në politikë dhe përfaqësues të elektorateve të veta në Kuvendin e RM – së, madje edhe në ekzekutiv. Mbase kanë me çka lavdërohen, por ne nuk dijmë se ata dhe partitë që përfaqësonin kanë arritur diçka të veçanetë (???).

Nëse kanë diçka, le ta thonë. Kurse studentëve të vet t’u spjegojnë se çka i lidhë temat e përmendura në media (dhe mbase edhe gjithkund) si: falja, kryeministria, egzodi, të cilat, secila është shtyllë në vete. Nuk i lidh ama bash as gjë.
Kushtimisht po e marrim se ata vet janë ata që po akuzohen dhe po detyrohen të kërkojnë falje. Si do ta formulonin atë falje. Le ta bëjnë! Sa e ulët!!! Të kërkohet falje sepse ata vet ligjërojnë në universitete në gjuhë shqipe, të cilët janë ngritur po në këto 18 vite.

Hej, profesorë. Hej përgatitësa gjeneratash. Çfarë bëni ju???!!! Le më shpifjet e sharjet, ndaj njerëzve që gjithmon kanë sakrifikuar veten për këtë popull, por, ju po e fyeni edhe vetë popullin të cilit i takoni, ngase, legjitimitetin e veprimit e jep vetëm ai.
Ne jemi ata që kemi qenë të njohur edhe më herët se vitet tëtëdhjeta, dhe njihemi edhe sot. Atëherë na kenë llogaritur kundërshtarë, por, në mënyrë të fshehur. Tani po dalin edhe haptazi. E dini pse lexues të respektuar? Ngase e dijnë se, ne jemi ata që falim.

Duke qenë ju në pushtet, shqiptarët e plasën luftën dhe ne e udhëhoqëm dhe fituam, pa shkaktuar asnjë dëm anësor (nuk po i marr dëmet që i shkaktoi ARM-ja e asaj kohe, edhe pse ata, në të kaluarën, kanë bërë në vazhdimësi dëme). Mbase jemi të vetmit udhëheqës ushtrish që falëm çdo spiun e dëmëprurës të popullit shqiptarë. Jemi, mbase, e vetmja ushtri që fitoi luftën pa ndihma nga askush. Ndërhyrjet e komunitetit ndërkombëtar ishin që mos t’i merrnim aeroportin dhe Shkupin, për të cilën gjë na u drejtuan edhe personalitete botërore si presidentët Bush dhe Mejdani, etj. Ku ishit ju profesorë të përmendur më lartë, e edhe të tjerë, që nuk shkruanit, nuk botonit, nuk punonit për marrëveshjen e epilogut të luftës.

Ne u kemi kursyer më shumë se ju veten. Nuk kemi etiketuar, nuk kemi zbuluar, vetëm e vetëm për trashigimtarët tuaj. Që mos të turpërohen fëmijët e keqbërësve, maltretuesve, dënuesve të shqiptarëve, dhe, edhe krimet e tyre t’i mbulonte koha dhe tranzicioni, se prindi i tyre paska qenë në taborr kundër popullit të vet.

Ju, fort mirë e dini se pse vonohen realizimet e arritjet që duhej të bëheshin deri më tani. Dihet, ngase, ju pengoni me shpifje e me ndasi. Me ndasi tejet ekstreme. Si mund të them ndryshe kur, dijen tuaj, organizimin tuaj, mbështetjet tuaja i përdorni për ndasi, frenim, pengim. -S’është koha për kryeministër, thoni. A nuk po e caktoni taborrin tuaj kundërshqiptarë me këso fjalësh e veprimesh?

Edhe pranë thënieve të shumë jo shqiptarëve se … duhet të kaloj në opozitë dhe këtë “duhet” ta thotë edhe një lider shqiptar.
Pse?!!!
A hiç nuk e din apo se logjikon ai se po përçanë, po e pengon popullin e vet dhe po e ndihmon të keqën, të kaluarën, reliktet….
E them këtë të fundit (reliktet), ngase, për këtë veprim të A. Ahmetit që e bëri tani, është shkruar që në 2001- shin. Kurse ai prap po ju kursen, po ju mbron, po ju run juve, që mos të shkokloheni në sy të botës, dhe e tha se ishte futur në projekt që nga 2009 – ta.

Ai e din dhe po e sheh se ju nuk lexoni, nuk studjoni dhe s’do të dini kurrë si do të hapërojë ky vend në qendër të Ballkanit.
Ju nuk keni projekte, nuk keni programe afatgjata të cilat do të vazhdojnë të implementohen edhe pas vdekjes sonë. Kur është shkruar nga analisti amerikan, se më 2020 – tën do të bëhet (kjo)… apo, siç e thotë ai: “Ali Ahmeti do të jet i pari i RM-së.” Gjejeni. E keni pasur të përkthyer edhe në gjuhen shqipe dhe të publikuar bile. Por, ju nuk lexoni, ju nuk veproni me unin tuaj.

Më duket se ende qëndron thënia e ime në TVM, programi në gjuhën shqipe, si i intervisuari i parë i UÇK-së në lokalet e televizionit, në vitin 2002, kur më pyeti gazetarja për opozitën, i pata thënë: “S’ka opozitë, por, ka vetëm mekanizëm veprues”. Ajo mbase u habit aso kohe, e unë, mbase, po habitëm sot, se si ende po mbahet gjallë ai mekanizëm jashtligjor. Pse ende skemi opozitë?!!! Pse profesorët nuk merren me projekte, por me llafe?!!! Pse lidërët e partive nuk e dijnë se në çështje kombëtare nuk ka opozitë, por vetëm në konkurim pushteti, dhe se ky konkurim bëhet në situata të qeta të lira pas arritjeve?!!! Pse nuk e shohin se vendi i kërkuar nuk u afrohet njerëzve të partisë të cilës i takon shpaluesi, e madje as një partie, por një jashtpartiaku?!!!

Ky projekt një ditë dotë realizohet. Do të realizohet atëherë kur vota shqiptare, nuk do t’i jepet një tjetri. Atëherë kur liderë e individë nuk do të shkojnë si “dhelpra pas dashit”, por, do të veprojnë me arsye, me intelekt, pasiqë janë intelektualë!? Ky projekt mund të realizohet sot ose mot, por mos u koritni në Ditën e Llogarisë.
P.s.: Lexues të këtij punimi. A mund ta imagjinoni se çfarë do të bënin këta “liderë” partish sikur të ishin ne e si një Ali Ahmet. Të cilët nuk e njohim frikën, kemi fuqi të të gjitha llohjeve, e mbi të gjitha fuqinë e popullit tonë…

Po, a e imagjinini sikur te ushtarët tanë të paraqitet “sindromi vietnamez”. Jo kot, prof. Bashkim Rama e thotë: “Do të përjetojmë kohen të gjithë të qetësuar, e as kush i plotësuar. Madje, po ky profesor i nderuar, thotë se “hyrja në NATO nuk e ndal luftën”, andaj, duhet pasur kujdes. Kujdes në mbrojtjen e paqës dhe krijimin e sigurisë së shtetit tonë ende të brishtë… A nuk e kemi mësuar përrallën e thuprave që në klasë të parë???!!!…