Jo vetëm Benzema, por edhe Alaba pozitiv me Covid-19

Pas sulmuesit francez, aktualisht i izoluar në Lyon, edhe mbrojtësi austriak gjithashtu rezultoi pozitiv me koronavirusRast i ri pozitiv te Real Madrid. Gjithashtu edhe David Alaba dje ka rezultuar pozitiv me Covid. Ky është lojtari i dytë i infektuar, pas rastit të Karim Benzema, aktualisht i karantinuar në Lyon. Kjo u njoftua nga vetë klubi spanjoll, përmes një shënimi të postuar në faqen e tij.

Siç raportohet nga ‘Marca’, Alaba nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit. Ai u shoqërua në spital për një tampon molekular, pasi ai i kryer në qendrën sportive Valdebebas kishte dhënë një rezultat të dyshimtë. Testi i dytë konfirmoi infeksionin me Covid, të futbollistit austriak, i cili tani do të kalojë periudhën e izolimit në hotel.

https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/07/real-1.jpg