Jo vetëm lojtari më i fortë, por më i forti që ka hyrë ndodnjëherë në Big Brother. Opinionistja e ‘BBV1’ e thotë hapur banorin më të fortë të këtij edicioni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Janar, 2023

Opinionistja zyrtare e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Balina Bodinaku, ka vendosur të thotë fjalën e saj në lidhje me reality-show-n.

Më saktë, Balina ka vendosur të komentojë vetëm dy banorë të këtij formati, Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin. Për këtë të fundit, ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shprehet se këngëtari jo vetëm që është lojtari më i fortë i këtij “Big Brother-i”, por ndoshta më i forti ndonjëherë në këtë format.

Teksa arsyeton mendimin e saj, Balina thekson se loja e Luizit është shumë spontane dhe e natyrshme dhe ai është i fokusuar te loja.

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë”- shprehet Balina.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Luizi-Efi-1

Risi në raportin mes Efit dhe Luizit

Foto: Facebook

Kënga e Luizit “trending” tejkalon emra si Dua Lipa e Rita Ora

luiz-ejlli

Ku mbeti Jurgena e Luizit, ish e dashura misterioze?

luizi kiara dasma klea-elgit

Dasmorë nga qejfi apo halli Luizi dhe Kiara

antonela luizi kiara

Habit Antonela: Do luftoja me Kiarën për Luizin me shpatë të madhe

luizi-efi

Kanë hatërmbetje apo janë miq? Me veprimin e fundit, Efi i vë vulën marrëdhënies me Luizin

klea elgiti

I dhanë fund beqarisë! Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël

bora zemani

VIDEO/Bora Zemani në dasmë, ‘çmend’ Donaldin me këtë fustan dhe frizurë

bledi mane shote baraliu

VIDEO/Bledi Mane tenton të puth aktoren kosovare, fiken dritat në emisionin live, çfarë ndodhi?

INFO

NA NDIQ