Jo vetëm në Prishtinë, Policia e Kosovës aksion në disa rajone të Kosovës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovë është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Prishtinë.

Vetura të policisë janë parë para objektit të Ministrisë, derisa ende rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Nga Policia për Reporteri.net kanë thënë se përveç Prishtinës janë duke u realizuar aksione në lokacione dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

Ndryshe, Reporteri.net është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Reporteri.net