Joe DioGuardi: Është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt

Picture of Ina Online
Ina Online

08/02/2025

Kreu i LQSHA, Joe DioGuardi i ka dalur në përkrahje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për ti dhënë mbështetje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ja letra e plotë:

Të dashur miq dhe mbështetës,

Si një ish-deputet republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe si President themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dua të ndaj me ju besimin tim të sinqertë se është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt 2025.

Siç ka thënë Shirley Cloyes DioGuardi në artikullin e saj më të fundit, “Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani përfaqësojnë demokracinë”, dhe “qeveria aktuale ka treguar se po punon për të mbrojtur interesat e vendit dhe ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që do ta copëtonin Kosovën në një kohë kur demokracia është në krizë në pjesë të Evropës Perëndimore dhe Lindore”.

Kryeministri Kurti dhe partia e tij në pushtet Vetvendosje kanë treguar se do të punojnë për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore. Gatishmëria e kryeministrit Kurti për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Serbinë vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës është thelbësore për arritjen e këtij rezultati. Përndryshe, Kosova e pavarur do të shkërrmoqet dhe do të dështojë pasi ka arritur kaq shumë sukses që nga njohja e pavarësisë së vendit në shkurt 2008.

Mbi të gjitha, kryeministri Kurti ka treguar se Kosova vazhdon të jetë forca më properëndimore, prodemokratike dhe pro multietnike në zemër të Evropës Lindore”, ka shkruar Joe DioGuardi. (INA)

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË