JOQ: Qepë e patate serbe në treg, prodhimet vendore shqiptare përfundojnë në kanal

Picture of Ina Online
Ina Online

11/01/2025

Fermerët në Maliq po përballen me një krizë të rëndë ekonomike, pasi qindra kuintalë qepë dhe patate të prodhuara nga ata po hidhen në kanale për shkak të mungesës së tregut. Ndërkohë, tregjet vendase po dominohen nga produktet e importuara nga Serbia dhe vendet e rajonit, duke i lënë prodhuesit vendas në vështirësi të mëdha.

Fermerët fajësojnë Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për mosmbajtjen e premtimeve. Pesë muaj më parë, Denaj kishte premtuar formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e produkteve vendase, por situata nuk ka ndryshuar. Produktet e tyre bujqësore nuk arrijnë të dalin në treg dhe për pasojë, një pjesë e prodhimit po asgjësohet.

“Kam prodhuar 1,500 kuintal qepë dhe gjysmën e kam hedhur në kanal se s’ka treg. Vijnë qepët nga jashtë, nga Serbia e vende të tjera. Investova 15 mijë euro dhe kam marrë vetëm 4 mijë euro,” tha një fermer, duke shprehur dëshpërimin e tij.

Një tjetër fermere u ankua për stokun e madh të mbetur dhe mungesën e shitjeve. “Me këtë punë jetojmë si familje. Kam prodhuar 700 kuintal dhe s’kam shitur as 250. Ku të shkoj, ku të mbytem!”

Fermerët kërkojnë mbështetje urgjente nga Ministria e Bujqësisë dhe kompensim për humbjet e mëdha që kanë pësuar. “Ky dëm na erdhi nga shteti, jo nga natyra. Ne duam dëmshpërblim. Ministrja na premtoi mbështetje, por asgjë nuk ka bërë,” u shpreh një kultivues, i cili raportoi një dëm prej 100 mijë eurosh nga prodhimi i mbetur në stok.

Në Bashkinë e Maliqit, kultivohen rreth 850 hektarë qepë dhe 800 hektarë patate, duke prodhuar afro 60 mijë ton në vit. Përballë konkurrencës së importeve dhe mungesës së tregut të organizuar, fermerët e kësaj zone po përballen me humbje të papërballueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria./JOQ.al

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË