Jordanovski: Alternativa merr 19 dhe jo 47 poste drejtuese

Nuk janë 47, por 19 poste drejtuese që i takojnë Alternativës në Qeverinë e re, pjesa tjetër janë pozita në borde drejtuese dhe mbikëqyrëse, thotë gazetari Zharko Jordanovski në emisionin e sotëm “Vetëm e vërteta”.

Sipas tij, kemi një situatë të re ku në këtë rast opozita hyn në Qeveri dhe papritur ndryshon përcaktimet e saj.

“Me këtë arrihet një shumicë pak më të qëndrueshme. Në thelb, ata janë njerëz që do të përfaqësojnë funksione dhe që kanë njëfarë përgatitjeje. Sfidat për resorët që do t’i marrë Alternativa do të jenë të vështira, por besoj se do të mundohen të dëshmohen, mendon Jordanovski.