Jorginho: Jetoja me 20 euro në javë, s’kisha para as për hamburger

Picture of INA
INA

09/10/2025

Jorginho është sot një futbollist milioner, por si shumë lojtarë në fillimet e tyre, edhe ai kishte hasur në vështirësi familjare.

Ai ishte transferuar në Itali në vitin 2010 tek Hellas Verona, një vend krejtësisht i ri dhe jo fort e lehtë për të për t’u ambientuar.

Dhe, derisa ishte në prova fillimisht, përfaqësuesi italian tregon se i kishte në dispozicion shumë pak para, të cilat nuk i dilnin as për të blerë pomfrit apo hamburger, shkruan “Gazeta Express”.

“Po jetoja me 20 euro në javë, të cilat mi jepte menaxheri im, i njëjti person që më kishte ftuar në kamp. Gjithmonë i shpenzoja për të njëjtat gjëra.”

“5 euro për ta telefonuar familjen time në Brazil, pak më shumë për shamponë, deodorantë dhe brushë dhëmbësh. Fundjavën e kaloja në internet-cafe për të biseduar me shokët dhe familjen në MSN.”

“Ndonjëherë, kur doja vërtet diçka të shijshme, shkoja në sheshin kryesor në Verona dhe blija një ‘milkshake’ në McDonald’s. Kushtonte një euro. Patate të skuqura? Hamburger? Harroje, o njeri! ‘Happy Meals’ ishin për fëmijët e pasur.”

“Pastaj ulesha në një shkallë në cep të sheshit dhe thjesht… shikoja. I shikoja njerëzit që vinin e shkonin. I shikoja zogjtë dhe turistët dhe thjesht i lija mendimet e mia të endeshin. Kështu i kaloja pasditet e të shtunave.”

Gjithçka ia ka vlejtur megjithatë.

Ai u bë lojtar i madh duke luajtur në Napoli, Chelsea e Arsenal, para se të rikthehej në atdhe për të luajtur aktualisht në Flamengo.

Ndërkohë, kishte zgjedhur për ta përfaqësuar Italinë, me të cilën u shpall kampion i Evropës.

TË FUNDIT

ASH e Selës largohet nga AKI: Do të veproj si parti autonome

Xhaka fishkëllohet në “Fadil Vokrri”, kapet keq me kreun e “Dardanëve”

E pabesueshme, një banor lë shtëpinë e Big Brother pas vetëm një nate të kaluar

Leonora opinioniste në Big Brother Vip Kosova, vjen reagimi i Arbana Osmanit

Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

Debakël në Kardif: Maqedonia pëson 7-1 nga Uellsi, s’ka “play off”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË