Universiteti i Tetovës (UT) ka vendosur të nderojë çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky vendim është marrë për të vlerësuar kontributet e tyre të jashtëzakonshme në themelimin dhe zhvillimin e UT-së, si dhe angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.
Emrat e çiftit DioGuardi janë të lidhur ngushtë me historinë e themelimit të UT-së, e cila është shoqëruar me përpjekje, mund, dhimbje dhe sakrifica të shumta, një rast specifik në historinë e arsimit të lartë, jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë.(INA)