Joseph Dioguardi, lobuesi dhe gardiani i pamposhtur!

Picture of ina-online
ina-online

27/08/2023

shkruan: Naser Pajaziti

Lobisti shqiptaro-amerikan dhe kryetari i LQSHA (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane), arbëreshi, Joseph DioGuardi këto ditë vizitoi Kosovën.

Erdhi shkoi pa shumë bujë, por me shumë punë, aktivitete, duke lënë amanete dhe porosi të qarta… Pata rastin ta takoj dhe të ndërroj ca fjalë, duke e dëgjuar me interes të lartë çdo fjalë të tij.

Edhe pse në moshë 83 vjeçari, Joe siç e thirrnin miqtë e tij, ende është me çiltërsi dhe kthjelltësi të rrallë, tejet vital, aktiv, i pandalshëm dhe këmbëngulës në synimet dhe porositë e tij.

Ai ma vulosi bindjen se është një diplomat dhe politikan shumë i rrallë, i rangut të lartë, me stil amerikan, i prerë, i vendosur dhe shumë i qartë për çdo çështje.

E njihte në thelb çdo çështje dhe histori të kalvareve dhe zhvillimeve nga Presheva e deri në Çamëri. Se kah po shkojnë, çka po lëngojnë dhe çfarë duhet bërë?

Mu kujtua përkufizimi apo diagnoza që ka dhënë ai për politikën shqiptare se: “Kemi liderë të politikës që janë të korruptuar dhe kanë kontroll. Ne po luftojmë për t’i larguar ata, në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Problemi është se kanë kapërcyer nga komunizmi, në korrupsion. Sllavët janë shumë të zgjuar. Ata blenë liderët shqiptarë. Sllavët dinë se si t’i përdorin paratë; ata dinë se si të bashkëpunojnë mes tyre dhe dinë se si të përdorin patriotizmin“, janë fjalët e tij që i kishte thënë në një intervistë të fundit për INA- Iliria News Agency.

Ai i njihte gjithë përfaqësuesit politik, i zhgënjyer me shumicën prej tyre, për shkak të shumë dështimeve, devijimeve, korruptimeve dhe tradhëtive. Por, edhe ata Joe-n nuk e duan, sepse këtë kastë politike të dekadave dhe të viteve të fundit në shtetet e trevat shqiptare ai i quan të korruptuar, hajna, tradhëtar dhe njerëz mashtrues që nuk kanë ideal e mision kombëtar. Politika e fuqishme diplomatike lobuese e DioGuardit dhe miqve të tij do vazhdoj të jetë ferrë në sy për gjithë këtë kastë të dështuar dhe të korruptuar.

Së fundi shumë e rëndësishme ishte seanca dëgjimore e majit në Senat, ku senatori Bob Menendez, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ngriti zërin se çfarë po ndodhë me Kosovën dhe politikën dhelparake serbe ndaj saj, lojërat që synojnë rrënimin e kredibilitetit dhe shtetësisë së saj.

Por, aty është Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me Shirley Cloyes DioGuardi si dhe aktivistët e tjerë që nuk kursejnë asgjë për ta çuar çështjen përpara. Ata aktivistë dhe veprimtarë që kanë shkrirë dhe po shkrijnë ende pasurinë e tyre dhe nuk kursejnë asgjë për çështjen tonë. Ata janë atdhetarët punëtorë që nuk rrahin gjoks, nuk lavdërohen dhe nuk krekosen shumë, por në zemrat e tyre është atdheu dhe përkushtimi i bazuar në thënien e presidentit legjendar amerikan Kenedi: Mos pyet se çfarë ka bërë Amerika për ty, por ti çfarë ke bërë për Amerikën?

Misioni i DioGuardit nuk do ndalet, është i pamposhtur dhe përkundër sfidave të ndryshme, ai vazhdon betejën lobuese diplomatikr duke qenë një gardian i çështjes sonë në Ballkan. Ai gjithnjë nuk harron dhe e rikujton amanetin e babait të tij – “Kudo që jeni dhe të punoni në Amerikë, mos harroni tokën dhe popullin shqiptar”. Ai nuk rri qetë, i pandalshëm duke u përgatitur për misionin e radhës diplomatik.

TË FUNDIT
3 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
4 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
5 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
5 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
5 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

ME TE LEXUARA

14 orë
Maqedonia e Veriut shënoi 33 vjetorin e pavarësisë – urime dhe mesazhe për bashkim dhe solidaritet
1 ditë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve
14 orë
Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?
1 ditë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija
10 orë
Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime
1 ditë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240909-200347~2

Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

IMG_0599

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

zgjedhje vota votime maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Arben Taravari

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ