Joseph: Pas sulmit në Banjskë është dobësuar pozita e Beogradit

INA
INA

15/10/2023

Pas ngjarjeve në Banjskë, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri, thotë për RTK-në Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington.

Duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, Joseph kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc.“Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Vuçiq pas 24 shtatorit, dhe po pyes nëse lëvizjet e Vuçiqit janë përshkallëzim në vend të qetësimit. Vuçiq e ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ishte distancuar, duke shprehur ngushëllimet e saj me rastin e policit të vrarë. Por shpallja e zisë treditore, gjuhë e ashpër nxitëse ndaj Albin Kurtit në mediat serbe, dërgimi i armëve në kufirin me Kosovën, ky është një përshkallëzim i qartë i Aleksandër Vuçiqit, i cili menjëherë pas Banjskës u takua me ambasadorin rus”, tha ai.

Joseph beson se pas sulmit në Banjskë, pozita e Beogradit është dobësuar dhe tani i takon Uashingtonit dhe Brukselit që të ushtrojnë presion më të fortë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Besoj se është thelbësore të përfitohet nga kjo situatë me kërcënime me sanksione dhe faktin që presidenti Vuçiq është në defansiv. E rikujtoj se BE-ja e quajti atë një sulm terrorist. Kjo do të thotë se Vuçiq tani është në një pozitë të cenueshme. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të përfitojnë nga kjo dhe t’u paraqesin palëve një dokument “merre ose lëre”, me zbatim të qartë, duke përfshirë hapat që duhet të ndërmarrë Beogradi, në mënyrë që zbatimi të jetë i barabartë”, tha Joseph.

I pyetur se çfarë mund të pritet nga vizita e të dërguarve të posaçëm, Joseph thotë se duhen kërkuar hapa konkretë.

“Misioni i tyre duhet të bazohet në atë që nevojitet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i kërkuar presidentit Vuçiq ta nënshkruajë atë, se Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën, dhe të thotë se e mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, shtoi ai.

Sipas Joseph, tani është krijuar mundësi që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialogun Kosovë-Serbi./rtk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

dirk jan kop holand

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

INFO

NA NDIQ