Joveski: Udhëtarin e 8 e përmend vetëm një person i lënduar, dokumentacionet flasin se janë 7

Kryeprokurori Lubomir Joveski, ka thënë se udhëtarin e tetë, e përmend vetëm një person i cili i ka mbijetuar tragjedisë.

“Udhëtarin e tetë e përmend vetëm njëri person i lënduar, i cili është në spital, derisa dokumentacioni I spitalit tregon për diçka krejtësisht ndryshe. Në spital evidentimi është se në mjekim janë pranuar 7 persona. Ky fakt nuk vihet në dilemë. Në situata të atilla secili person mund të ketë vërejtur gjëra të ndryshme për fakte të caktuara”, ka thënë Joveski, raporton SHENJA.

Ai ka konfirmuar sot se është gjetur edhe një trup në autobusin e djegur, me çka numri i viktimave nga aksidenti tragjik arrin në 45. Joveski njoftoi edhe për arritjen e prokurorëve bullgar në vendin tonë, të cilët sipas tij gjatë ditës së nesërme do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.