VIDEO/Jozi kishte bërë burg në Zvicër, agresiv dhe dhuna ndaj vajzës nga Ferizaji, këngëtari zbulon detaje

Picture of Ina Online
Ina Online

14/04/2025

Pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kanë vazhduar reagimet nga publiku dhe figura të njohura të skenës shqiptare.

Një ndër to është edhe këngëtari Labinot Rexha, i cili ndau informacione të reja në lidhje me të kaluarën e Jozit.

I ftuar në emisionin “Weekend”, Rexha u shpreh se Jozi ka pasur një të kaluar problematike, duke pretenduar se ka qëndruar në burg në Zvicër për një periudhë disa vjeçare:

“Herë pas herë ka qenë agresiv shumë, ka talent shumë të madh, këndon bukur, por derisa ishte në Zvicër kishte qenë në burg mbi tre vite sa di unë, dhe njihet si një djalë agresiv.”

Ai në emisionin “Prive” ka rrëfyer edhe për një lidhje të tij në Zvicër me një vajzë nga Ferizaji, e cila në disa raste e kishte akuzuar për dhunë dhe që siç thuhet kjo ndoshta ka qenë arsyeja që ai ka përfunduar në burg.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, Jozi është denoncuar më parë nga një ish-partnere për dhunë fizike gjatë kohës që jetonin bashkë në Zvicër.

Pas denoncimit, ai është arrestuar dhe ka vuajtur një dënim afër tre viteve burg – nga viti 2020 deri në 2023 – një periudhë që përkon me vitet e pandemisë.

Juristë zviceranë të kontaktuar nga mediat theksojnë se dënime të tilla për dhunë jepen vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta.

Burime të afërta me ish-partneren bëjnë me dije se pas dënimit, ajo ka ndërprerë çdo kontakt me Jozin, ndërsa vendi i vuajtjes së dënimit thuhet të ketë qenë në një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Por Rexha ka thënë se kur ka kërkuar në telefon pas disa vitesh Jozin, ai i ka thënë se ka qenë në burg me fjalët për t’u bërë shpejt i pasur”.

Deklarata e Rexhës ka ngjallur diskutime të gjera në rrjetet sociale, pasi hedh dritë mbi një aspekt të panjohur më parë për publikun.

Në një postim të në Instagram, Rexha shprehu keqardhjen për familjen e Gjestit dhe u tregua i ashpër në drejtim të Jozit, duke shkruar:

“Më vjen shumë keq për familjen e Gjesit. Jozef Marku, haram të qoftë buka ime dhe e gjithë shqiptarëve të Kosovës që të kanë mbajt me bukë derisa ishe në Zvicër. Humbe karrierën sado pak që e krijove.”

Ky reagim vjen mes një vale të gjerë reagimesh publike, ku shumë artistë dhe figura të njohura po distancohen nga akti i dhunshëm dhe po kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga produksioni i spektaklit.

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1
Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4
1
Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin
1
Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?
1
Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?
1
Lojtari i Madh!

LEXO MË SHUMË

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4