Ju ka pickuar mushkonja, ja si ta ndaloni ënjtjen

0

Stina e verës na përball me një nga sikletet më të mëdha, siç është pickimi nga mushkonjat.

Me siguri ju ka ndodhur që të përballeni me një irritim nga pickimi ose me enjtje. Për të evituar të tilla probleme ka disa zgjidhje të vogla në kushte shtëpie.

Apliko akull në zonën e prekur pasi do të qetësojë skuqjen dhe dhimbjen për pak kohë.

Apliko sodë buke të tretur në ujë në zonën e infektuar për të lehtësuar dhimbjen.

Përdor pambuk me alkool për dezifektim.

Ndërsa në rastet kur keni alergji nga pickimi i mushkonjave duhet patjetër të pini ilaçe kundër alergjisë.

Komentet

komentet