Ju vjen gjumë pas ushqimit? Kjo është arsyeja: Si ta rregulloni?

INA
INA

11 Gusht, 2023

Pas një dite të ngarkuar me punë, ajo çka na duhet nuk është vetëm një orë qetësie, por një vakt i mirë dhe i shijshëm. Nga gatimet e preferuara marrim vlerat ushqyese, si edhe energjinë që na duhet për ta mbyllur si duhet ditën

E keni përjetuar ndonjëherë “komën ushqimore”? Kështu njihet në terma shkencorë, por e thënë më shqip quhet: përgjumje pas ngrënies. Ja si e shpjegojnë ekspertët nutricionistë dhe ata të diabetit.

“Kur njerëzit hanë, pjesa më e madhe e gjakut tonë shkon në organet e tretjes për të përpunuar ushqimin”, tha ekspertja Sandra Arévalo për CNN.

“Trupi mund të prodhojë më shumë serotonin, një neurotransmetues që rregullon gjumin dhe gjendjen shpirtërore, veçanërisht nëse ushqimi ka qenë i pasur me aminoacidin triptofan, i cili gjendet në proteina si mishi i pulës, djathi dhe peshku.”

Çfarë ndikon në gjendjen e përgjumjes?

Ushqimet e rënda ose me sheqer

Mund të ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë shumë, në sasi, ose në cilësi. Shumë njerëz zgjedhin të hanë shumë, që të keni ndjesinë e ngopjes.

“Ndodh që sheqeri në gjak bie poshtë nivelit nga e nisët fillimisht. Kjo e ul energjinë”, tha Kristin Kirkpatrick, dieotologe në klinikën e Cleveland.

Gjumi i keq

“Gjumi rregullon hormonet tuaja, duke përfshirë edhe ato të tretjes”, vijoi dietologia Kirkpatrick. Dhe nëse jeni të privuar nga gjumi, trupi juaj ka të ngjarë të shtypë hormonin e quajtur leptin. Mosngopja me gjumë mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja vendimmarrëse, rregullimin emocional, etj.

Problemet e sheqerit në gjak

Për disa njerëz, lodhja pas vaktit mund të sinjalizojë diçka më serioze. Statistikat tregojnë se shumë njerëz në SHBA kanë diabet ose predispozitë për diabet dhe nuk e dinë këtë, citon Anabel.Nëse ndiheni rregullisht të përgjumur pasi keni ngrënë edhe pasi keni bërë rregullime të regjimit ushqimor, kërkoni nga mjeku juaj të bëni analizat. Testi mat nivelet mesatare të sheqerit në gjak dhe tregon se sa glukozë është e lidhur me hemoglobinën në qelizat e kuqe të gjakut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ardian Mustafai mjek

Mjeku tetovar emërohet kryemjek në repartin e Kardiologjisë në Gjermani

femija - hiperaktiv

Gjashtë dallime midis një fëmije kokëfortë dhe një fëmije të llastuar

stresi_zemra

Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni

ushqim-frigorifer-uri-haje

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

lotoj sy syri loti

Mos i mbaj lotët! Këto janë përfitimet shëndetësore të të qarit

rrudha - fytyr

Këto probleme të lëkurës tregojnë mungesë të vitaminës D

dardha

Pse dardhat janë kaq të mira për ju

intoleranca-ushqimore

Gratë duhet të hanë ndryshe kur mbushin të 40-at, zbuloni pse

Klinika-Infektive-Shkup

Rritje të rasteve me Kovid-19

INFO

NA NDIQ