Luiz Ejlli ishte një lojtarë që kishte fituar simpatinë e të gjithë publikut gjithandej trojeve shqiptare dhe në diasporë. Ai bënte humor, vallëzonte, këndonte dhe zhvillonte debate të ashpra. Luizi kishte edhe strategji loje përmes së cilës i vendoste banorët në vështirësi. Një lojë pak a shumë sikur të Luizit mundohet ta bëjë Julian Deda, por ai akoma nuk ka përdorur si duhet armët e tij më të fuqishme- humorin. Juli nuk tregon modesti dhe shfaqet sipëror me banorët tjerë. Ai nuk këndon dhe nuk luan në ndonjë instrument dhe s’mund të ketë një romancë brenda shpisë. Mbetet të shihet se si do të shtjellohet strategjia e tij dhe se a do të jetë në gjendje ta tejkaloj Luizin? Si duket akoma është herë dhe mbetet për t’u parë. (INA)
Juli apo Luizi?
INA
08/02/2024
TË FUNDIT