Jurgen Kloop nuk kënaqet vetëm me Thiagon, Liverpool përgatit një tjetër transferim të madh në merkato

0

Liverpool duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato vetëm me Thiago Alcantara. Kampionët e Anglisë kanë zyrtarizuar ditën e sotme mesfushorin spanjoll, ndërsa kanë nisur negociatat për të firmosur me një tjetër futbollist mjaft cilësor.

Bëhet fjalë për Diego Jota që është pjesë e Wolves në Premier League. Liverpool ka arritur akordin me 23-vjeçarin portugez për një kontratë deri në 2025, ndërsa kjo marrëveshje mund të mbyllet për 43 milionë euro sipas eskpertit të merkatos, Fabrizio Romano.