“Jurgen Klopp mendonte se lojtarëve anglezë u pëlqente të pinin shumë”…

INA
INA

18/01/2024

Aktualisht te Brighton, James Milner ishte te Liverpooli në vitin 2015, kur Jurgen Klopp mbërriti si trajner i skuadrës “Reds”. Dhe në një intervistë me podcast-in e “Football’s Greatest With” të Jeff Stelling, 38-vjeçari zbuloi përshtypjet e para për trajnerin gjerman, pas mbërritjes së tij në Merseyside.

“Në fillim kishte pak pushime, seancat stërvitore ishin shumë më të gjata dhe më të vështira. Unë mendoj se ai kishte idenë se lojtarëve anglezë u pëlqente të pinë shumë, dhe se nuk përgatiten mire. Mirëpo ai e pa që me skuadrën që kishte nuk ishte kështu, dhe se nëse lojtarët kishin një ditë pushimi, që do të kujdeseshin për veten e tyre”,- tha Milner.

“Ai ishte shumë agresiv në fillim, humbi pak kontrollin, por kjo ishte për të vendosur standardet, ajo skuadër që kishte nuk ishte “e tij” dhe ai donte të përcillte mesazhin”, vazhdoi Milner. “Për meritë të tij, gjërat ndryshuan dhe u bënë ‘më të lehta’ me kalimin e kohës.”

Së bashku, James Milner dhe Jurgen Klopp ishin pjesë e Liverpool-it më të mirë të shekullit të 21-të, kur ndihmuan klubin të fitonte të gjitha trofetë që duhej të fitonte midis 2019 dhe 2022.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

mbape real

Mesazhi i Macronit për Mbappen që po bën xhiron e botës: Do na futësh në telashe!

kloop

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

belingam real madrid

Real Madrid vendos rekord historik në mbrojtje pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin kryesor

haland

Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

INFO

NA NDIQ