Juristja shqiptaro-amerikane Edit Shkreli kandidon për gjyqtare të Gjykatës Civile në NY

ina-online
ina-online

03/11/2023

shkruan:Beqir SINA/INA

Pasi juristja Edit Shkreli – Kandidate nga Partia Demokratike për në Gjykatën Civile të Nju Jorkut zona zgjedhore “Qarku 1-rë” të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx, është në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të posaçme të 7 nëntorit 2023. Primaret e demokratëve më 27 qershor 2023 e vendosën në listën e demokratve për këtë detyrë në Bronx New York, juristen shqiptare Edita Shkreli.

Edit Shkreli (Partia Demokratike) kandidon në një zgjedhje të posaçme për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Bronx County për të përfaqësuar rrethin e parë të gjykatës komunale të Bronx-it.

Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunalenë Bronx kan 2 vende, dy kandidate Carol Malcolm dhe Edit Shkreli, që të dyja do të konkurrojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx, më 7 nëntor 2023.

Edit Shkreli është një avokate e arrirë shqiptaro-amerikane, e cila ka bërë histori duke qenë shqiptaria e parë në New York, në votën për Gjykatën Civile të Bronxit(NY).

Teksa po i afrohemi momentit kritik të vendimit në komunitetin tonë, shqiptarve në Bronx, që janë të regjistruar për të votuar , gjejë një moment për t’ju kujtuar se kanë mbetur vetëm tre ditë për votim në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx.

Shkoni e votoni për juristen shqiptare Edit Shkreli të martën më 7 nëntor 2023

Ditët e mbetura të votimit janë:, të shtunën, të dielën, dhe të hënën duke ju ofruar fleksibilitet për të votuar në një kohë që funksionon për ju.

Megjithatë, ju kujtojë edhe një herë që të mos harroni se dita e zgjedhjeve është të martën, më 7 nëntor.

Mos harroni se Vota juaj ka rëndësi të madhe dhe është një shans për të sjellë me votën e shqiptarve që votojnë edhe një juriste shqiptare të arrirë në komunitetin tonë

Votues shqiptar në Bronx bëni një plan për të votuar dhe inkurajoni miqtë dhe fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Çdo votë ka rëndësi dhe së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta-londer

Arrestohen disa shqiptarë në Londër, hodhën fishekzjarre kur festuan për Pavarësinë

libra

Thirrja e shqiptarit nga Londra: Duam tekste të mësojmë shqipen (VIDEO)

frank-shkreli

Në Ditën e Pavarësisë Kombëtare, 2023 Dokumenta të Agimit të Lirisë: “Memorandumi i shqiptarëvet që kanë dalur maleve”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Surprizë e veçantë në Aeroportin e Tiranës/ Turistët e huaj kërcejnë vallet shqiptare në festën kuq e zi

femijet cikago

Drenica përmes valles “Hamëz Jashari” vjen në Çikago

eric adams

VIDEO| Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron Pavarësinë e Shqipërisë: Gëzuar shqiptarë (VIDEO)

viza kosova heqja vizave

Sa para duhet të keni me vete për të udhëtuar në zonën Schengen pas 1 janarit 2024?

takim letrar vjene

Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë në Vjenë

veli rashani france

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së

INFO

NA NDIQ