Justin Bieber ia ka shitur pjesën e tij të të drejtave të këngëve Hipgnosis Songs Capital për 200 milionë dollarë.
Kompania tani zotëron aksionet e yllit të popit në disa nga hitet më të mëdha të viteve të fundit – duke përfshirë “Baby” dhe “Sorry”.
Bieber, një nga artistët më të pëlqyer të shekullit të 21-të, i bashkohet një grupi në rritje artistësh që kanë fituar para nga këso lëvizje.
Marrëveshja do të thotë që Hipgnosis do të marrë një pagesë sa herë që një këngë që ata zotërojnë lëshohet në publik.
Kompania – një sipërmarrje prej 1 miliard dollarësh midis gjigantit financiar Blackstone dhe British Hipgnosis Song Management – fitoi të drejtat e autorit të publikimit të Bieberit për katalogun e tij prej 290 këngësh.
Kjo përfshin të gjithë këngët e tij të lansuara para 31 dhjetorit 2021.
Hipgnosis nuk i ka bërë të ditur kushtet e marrëveshjes, por një burim i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte vlerë rreth 200 milionë dollarë.
Artistët po shesin gjithnjë e më shumë aksionepër fondet e muzikës – duke përfshirë Justin Timberlake dhe Shakira, të cilët gjithashtu kanë lidhur marrëveshje me Hipgnosisin.