Juve-Dybala, arrihet akordi, zbulohen detajet e kontratës së re

0

balkanweb back button logo balkanweb e madhe

BW FLASH NEWS

EMRAT/ OFL ZBRET NË SHKODËR, JU KËRKON PASURINË 4 TË DËNUARVE PËR TRAFIK DROGE E KRIJIM ORGANIZATASH KRIMINALE MERKEL: E PAQARTË NËSE BE DO TË MIRATOJË PLANIN E FONDIT TË RIMËKËMBJES KËTË JAVË VARHELYI TAKON KRYENEGOCIATORIN E SHQIPËRISË: DISKUTUAM HAPAT E ARDHSHËM PËR VENDIMIN E HAPJES SË NEGOCIATAVE, ME RËNDËSI PËRPARIMI NË REFORMA DOKUMENTI / “LIGJET” MIRATOJNË NISMËN E OPOZITËS PARLAMENTARE, LISTAT E HAPURA DHE KOALICIONET PARAZGJEDHORE ‘NË DORË’ TË KUVENDIT PREVIOUSNEXT

Fillimi > Sport News
Juve-Dybala, arrihet akordi, zbulohen detajet e kontratës së re
14 Korrik, 2020 11:58 |

Dybala Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Më në fund, tifozët e Juves kanë një arsye më shumë për të festuar: Paulo Dybala dhe Juventus kanë gjetur gjuhën e përbashkët që do të çojë palët drejtë një kontrate të re. Sipas “Tuttusport”, firma pritet të hidhet në fund të sezonit ose në ditët e para të gushtit. Këtë fakt e pranoi dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici përpara sfidës kundër Atalanta: “Jemi duke folur në vazhdimësi me përfaqësuesit e tij.
Është një lojtarë i rëndësishëm, kemi bërë një investim të madh kur erdhi në Torino. Kemi pasur gjithnjë besim tek ai, i kemi dhënë edhe fanellën me numër dhjetë që ka një simbolikë të veçantë. Jemi të sigurt se ai do të jetë e ardhmja e Juves”, u shpreh drejtori sportiv.
Akordi është me të vërtetë shumë pranë, Dybala pritet të shndërrohet në lojtarit e dytë më të paguar tek Juventus, pas C.Ronaldo. Argjentinasi do të përfitoj 10 milion euro në sezon por me një formulë e cila parashikon rritje pas çdo sezoni. Kjo kontratë pritet ta shndërroj Dybala në liderin më të rëndësishëm të grupit, pse jo dhe kapiten, shiriti nuk është një risi për fantazistin. Me Sarrin në stol Dybala është kthyer në një pikë referimi, së bashku me Ronaldon janë protagonistet kryesor, të dy kanë shënuar 11 nga 15 golat e Juves në 5 ndeshjet e fundit.
(BalkanWeb)