Juve e shet Dybalan, realizon super transferim

0

Joao Felix ka mahnitur Evropën me paraqitjet te Benfica këtë sezon.
19 vjeçari që shënoi tri goli në fitoren 4:2 të Benficas ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës po kërkohet nga shumë skuadra, në mesin e tyre është edhe Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ po mendon seriozisht opsionin për transferimin e talentit portugez.

Sipas ‘Tuttosport’, transferimi i Felix mund të financohet nga shitja e sulmuesit Paulo Dybala, që po kërkohet nga Real Madrid, Bayern Munich dhe PSG.

Me paratë nga shitja e Dybala, Juventus mendon të realizojë transferimin e Felix.

Ylli portugez gjithashtu po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United./Lajmi.net/