“Juventus Camp Macedonia” vjen në Shkup

0

Agjencia e Lajmeve Zhurnal është mediumi i parë shqiptarë në Maqedoni që ka nënshkruar kontratë ekskluzive me një ndër klubet më të trofeshme në botë, gjegjësisht me gjigantin italian Juventus. Ky bashkëpunim mes Agjencisë së Lajmeve Zhurnal dhe Klubit italian Juventus është se ky klub ka përzgjedhur Agjencinë tonë për të ndjekur projektin “Juventus Camp Macedonia” që do të mbahet në Shkup.

Qëllimi i këti projekti është afrimi me klubin më të trofeshëm italian deri te popullata lokale, njohja me metodat e trajnimeve të klubit Juventus dhe formimi i të rinjëve si futbollist dhe persona që do të jenë shembull për gjeneratat që do të vijnë.

FK Mondano Kids, bashkë me fan klubin oficial të Juventusit në Maqedoni, do ta realizojnë projektin në fjalë, gjegjësisht projektin e Akademisë së Juventusit në Maqedoni për vitin 2018.

Për këtë qëllim, FK Mondano është i interesuar për të inkuadruar partner potencial në rritjen e të rinjëve në Republikën e Maqedonisë, përmes disa pakove të sponsorëve që do të kontribojnë për rritjen e një projekti shumë të rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, projekt që do të mund të mësojnë, mundësi për njoftim me shumë miq, udhëtime, ndërtim të karakterit personal, zhvillim të potencialeve futbollistike te të rinjët dhe shumë të tjera.

Kampi do të mbahet 6 ditë në Shkup në terenet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, gjegjësisht në shtëpinë e futbollit në Maqedoni, në terene me standarte të larta dhe rregulla të caktuara nga vet klubi Juventus. Do të trajnohet dy herë në ditë nga dy orë.  Stërvitjet do ti udhëheqin trajner nga Akademija e Klubit Juventus nga Italia. Numri i fëmijëve është planifikuar nga 90 deri 180 fëmijë nga gjithë territori i Maqedonisë. Gjithë këto aktivitete gjashtë ditore ekskluzivisht do t’i ndjekë Agjencia e Lajmeve Zhurnal bashkë me zyrtarët e lartë të klubit nga Torino, Juventus.

Kampi do të fillon nga 2 deri më 7 prill të këti viti. Konkursi për të gjithë të interesuarit do të shpallet ditët në vijim. Një mundësi që nuk duhet humbur. Nga klubi Juventus supozohet të ketë edhe skaut që do t’i ndjekë fëmijët duke luajtur futboll për t’i analizuar edhe kapacitetet e tyre futbollistike.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal është e nderuar se një ndër klubet më të trofeshme në botë na ka përzgjedhur të jemi partner medial për t’i ndjekë stërvitjet gjashtë ditore të klubit në Maqedoni. Kjo dëshmon se Zhurnal është dhe mbetet një ndër mediumet më serioze në Maqedoni dhe rajon duke u përkushtuar maksimalisht në misionin e saj për të reflektuar në të mirën e shoqërisë.