Juventus me super-transferim nga Chelsea

0

Juventus ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante.

Mesfushori i Chelsea, N’golo Kante’ mund t’i jap fund qëndrimit në Premierligë, për të provuar një sfidë të re në Serie A.

Liderët e Serie A, besojnë se kanë mundësinë të finalizojnë transferimin e Kante në Torino me një çmim ideal, duke besuar në dëshirën e lojtarit për një aventurë të re, pas humbjes së besimit te Sarri me ardhjen e Jorginhos.

Për Kanten, të interesuara janë edhe skuadra e Real Madridit dhe Bayern Munich.

Kante, 27 vjeçar, i është bashkuar Chelsea në vitin 2016 nga Leicester City, me të cilën skuadër edhe ka fituar titullin e Premierligës.