Juventus përgatit ofertë të re për yllin e Italisë

Juventus thuhet se është afër një marrëveshjeje për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatellin.

Oferta pritet të jetë huazim me detyrim blerje.

Sipas Sport Mediaset, Juventusi po përgatit një huazim detyrim blerjeje për dy sezone me një kosto totale prej 10 milionë euro.

Kursa pas dy viteve do të kishte një mundësi për ta blerë me detyrim për 20 milionë euro, plus bonuse pesë milion të tjera të lidhura me performancës, shkruan footballitalia.

Kjo do ta çonte shumën totale rreth 35 milionë euro, e cila është akoma 10 milionë euro poshtë ofertës që bëri Arsenal.

Sidoqoftë, ndërsa Sassuolo ishte më se i lumtur që shiti Locatelli te Arsenali, lojtari italian e bëri të qartë se ai kishte zemrën të vendosur te Juve dhe nuk do të pajtohej me kushtet personale me Topçinjtë.

Kjo është një qasje jo e ndryshme nga ajo që lejoi Juventusin të bënte një marrëveshje me Fiorentinan për Federico Chiesa verën e kaluar.

Në atë situatë gjithashtu, lojtari ishte i gatshëm të refuzonte çdo mundësi tjetër dhe të zgjaste në mënyrë që ai të mund të hynte me forcë në skuadrën e Bianconerëve.