Juventus, Pogba në telashe, rrezikon 9 ndeshje deri në muajin tetor

Rrezikon të nisë me një ndalesë të gjatë sezoni i Paul Pogba me Juventusin ku u rikthye pas 5 viteve te Man. United. Dëmtimi i pësuar në menisk po rezulton më i rëndë se sa u mendua fillimisht dhe mesfushori francez sipas të gjitha gjasave do të ndalojë për 2 muaj.

Sipas komunikatës se Juventusit, lojtari ka pësuar një dëmtim në pjesën e jashtme të meniskut. Pas analizave më të detajuara, mjekët konfirmuan frikën më të madhe të Juventusit. Lojtari duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të t’i dhënë fund problemit me meniskun që e shqetëson prej muajsh.

Në këtë mënyrë, Pogba do të humbasë jo vetëm ndeshjen hapëse por të gjitha sfidat deri në muajin tetor dhe nuk janë pak por plot 9 të tilla, 7 në kampionat dhe 2 në UEFA Champions League.