Juventus ka kryer seancën e fundit stërvitore në Kontinasa para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që “bardhezinjtë” do të luajnë ndaj Lajpcigut, të mërkurën në mbrëmje në Gjermani.
Sipas raportit të klubit, tri futbollistë nuk kanë marrë pjesë në stërvitje: Veah, Milik dhe Axhiç, që pritet të mos jenë të grumbulluar për këtë sfidë.
Një sfidë e rëndësishme për Juventus, që kërkon fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Trajneri Tiago Motta beson shumë te skuadra e tij, që deri më tani po paraqitet mirë në kampionat.
Gjithsesi, tri mungesat e mësipërme e kanë detyruar atë që të mendojë për alternativa të tjera. Trajneri u shpreh se do të kryejë edhe një seancë të fundit stërvitore nesër në Gjermani para se të vendosë për formacionin titullar.