uventusi merr tjetër goditje, mposhtet thellë nga Empoli
Juventusi ka pësuar një tjetër goditje të hënën mbrëma. Tani në fushë. Pas heqjes së dhjetë pikëve nga Gjykata Federale e Apelit e Italisë, Juventusi po të hënën pësoi disfatë nga Empoli, në ndeshjen e javës së 36-të të Serie A. Juventusi humbi nga Empoli në udhëtim me rezultatin 4:1. Francesco Caputo shënoi golin e parë në minutën e 18-të. Ai realizoi nga penalltia. Tre minuta më vonë, Sebastiano Luperto ngriti epërsinë në 2:0, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47-të, Caputao shënoi sërish në portën e Juventusit. Pesë minuta pa përfunduar ndeshja, Juve shënoi golin e nderit. Frederico Chiesa shënoi në minutën e 85-të, kurse golin e katërt, Empoli e shënoi në minutën e 93-të nëpërmjet Roberto Piccolit. Ardian Ismajli luajti deri në fund të takimit. Juventusi zë vendin e shtatë me 59 pikë, kurse Empoli në pozitën e 14-të me 42 pikë.