Juventusi me ofertë të lartë për transferimin e Paredesit

0

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po mendon ta përforcojë repartin e mesfushës.

Juventusi është kthyer kah objektivi i tyre i vjetër, Leandro Paredes i cili aktivizohet në Rusi me Zenitin.

Kampionët në fuqi të Italisë e kërkonin edhe më parë Paredesin sa ishte te Roma, por rivalët italian nuk dëshironin ta përforconin Juven.

23-vjeçari iu bashkua Zenitit tetë muaj më parë për një shumë rreth 23 milionë euro nga Roma.

Por tani Juventusi po tenton ta rikthejë atë në Serie A dhe ka bërë gati një ofertë për Zenitin.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë gati 30 milionë euro për ta rikthyer argjentinasin në Serie A.

Reprezentuesi i Argjentinës ka shkëlqyer me Zenitin këtë edicion duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.

Paredes ka kontratë me klubin rus deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/