Juventusi tenton mesfushorin e Portugalisë, CR7 futet mik për ta bindur

Juventusi mbetet gjithmonë aktiv në merkato dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë punojnë gjithmonë për të përforcuar skuadrën e Andrea Pirlos.

Një mesfushor cilësor është i nevojshëm dhe i preferuari është Ruben Neves. 23-vjeçari është pjesë e Wolves dhe klubi i Premier League kërkon 50 milion euro për ta lënë të lirë.

Vetë Cristiano Ronaldo ka një vlerësim të madh për shokun e tij te kombëtarja luzitane dhe po tenton të bindë Neves që të pranojë kalimin në Serie A.

Shumë klube të tjera janë të interesuara për Neves (18 ndeshje me Portugalinë), por CR7 ka vendosur të ndihmojë klubin e tij, duke insistuar që 23-vjeçari të pranojë ofertën e Juventusit. /abcnews.al