Një 30-vjeçar banor i fshatit Vrapçisht ka mbetur edhe pa para edhe pa kuzhinë për të cilën ka paguar paradhënie.
Mjeshtri që duhej të bënte elementët e kuzhinës mori paratë dhe nuk u shfaq më. MPB-ja bëri të ditur se ndaj tij është bërë kallëzim penal, përcjell INA.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(30) nga fshati Vrapçishtë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “mashtrim”. Më 20.12.2022, i akuzuari është pajtuar me një person nga Tetova që t’i bëj kuzhinë, pas së cilës ka marrë masa dhe ka marrë paradhënie prej 55.000 denarëve, por nuk ia ka dorëzuar porosinë”, thonë nga MPB. (INA)