Nga dita e enjte ka filluar pagesa e bursave të nxënësve për të gjithë përfituesit që kanë fituar të drejtën e bursës në një nga vitet e kaluara shkollore dhe e kanë vazhduar në vitin aktual.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se deri në fund të javës së ardhshme, të gjithë përfituesit ekzistues të bursave do të marrin mjete për muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Bëhet fjalë për 6.350 bursa për nxënësit e shkollave të mesme, të cilëve do t’u paguhen gjithsej 66 milionë denarë.