Për dallim nga shumica e liderëve europianë, kreu i shtetit ende pa koment për marrëdhëniet e ashpërsuara mes BE-së dhe SHBA-ve, sidomos pas zënkës së presidentit ukrainas Volodomir Zelenski dhe presidentit amerikan Donald Tramp. Sipas analistit Petar Arsovski, kjo mund të jetë rezultat i antagonizmit nga premtimet e parealizuara të BE-së ndaj Maqedonisë.
Ish ambasadori Marjan Gjorçev nuk mendon se mund të prishen relacionet tona me Brukselin për shkak se jemi të përkushtuar në integrim, por rikujtoi edhe se jemi partnerë strategjikë me SHBA-të.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së, Mihalis Rokas, se Maqedonia duhet të vërtetojë përkushtimin e saj ndaj BE-së përmes votimit në Kombet e Bashkuara, Arsovski tha se hendeku ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit do të thellohet dhe kjo mund të ndikojë te ne, ndërsa Gjorçev theksoi se Unioni është dashur të jetë konsistent.
Së fundmi, në një “podkast” zëvendësministrja për çështje europiane Viktorija Trajkov tha se qeveria është e ngushtë me administratën e SHBA-ve por se nuk heq dorë nga eurointegrimet dhe se ky është i opsioni ynë i vetëm, edhe pse, siç shtoi, në kohën e fundit ambasadorët në vend kishin dilema nëse do të heqim dorë.