Ka përfunduar afati për riemërtimin e klubeve bullgare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2023

Sot është afati i fundit për riemërimin e klubeve me figura të diskutueshme historike të lidhura me nazizmin. Ata që nuk e kanë bërë këtë pritet të mbyllen brenda një muaji, sipas një vendimi në pritje të Ministrisë së Drejtësisë. Nga Regjistri Qendror informojnë se klubi kulturor bullgar nga Ohri – “Car Boris III” deri më tani ka shfaqur interes për ndryshimin e emrit. Megjithatë, procedura nuk ka përfunduar.

“Regjistri Qendror do t’i dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë informacione nëse Shoqata për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve të Maqedonisë Car BORIS III Ohër, ka vepruar sipas njoftimit të Regjistrit Qendror, respketivisht nëse ka dorëzuar aplikim dhe bashkëngjitje për ndryshimin përkatës në përputhje me Ligjin e Shoqatave dhe Fondacionet,” thanë nga Regjistri Qendror.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi se Ligji i Shoqatave, i cili u miratua në nëntor të vitit të kaluar, do të zbatohet në tërësi.

“Ata që e kanë bërë atë do të vazhdojnë të punojnë sipas ligjeve. Ata që nuk e kanë bërë, sipas ligjeve, nuk do të vazhdojnë të punojnë… Klubet kulturore duhet të jenë një vend që bashkojnë popujt dhe qytetarët, e jo vende që me emrat e tyre apo në ndonjë mënyrë tjetër të ngjallin ndjenja negative”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Klubi kulturor bullgar në Manastir – “Ivan Mihajlov” paraprakisht theksoi se nuk do ta ndryshojë emrin. Ata njoftuan se do të përdorin të gjitha opsionet ligjore për të vazhduar veprimtarinë me të njëjtin emër, madje do të padisë në Strasburg. Sofja zyrtare së fundmi theksoi se do t’u ofrojë ndihmë klubeve për të vazhduar aktivitetet e tyre. Ndërkohë, në Gjykatën Kushtetuese janë kontestuar ndryshimet në Ligjin e Shoqatave, me argumentin se nuk duhet të zbatohen në mënyrë retroaktive, pra për klubet tashmë të hapura. Sipas informacioneve nga gjykata, për këtë iniciativë ende nuk është formuar lëndë. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

INFO

NA NDIQ