Një nga themeluesit dhe krerët e lartë të ASH-së ka theksuar se kjo parti u themelua me misionin për sjelljen e ndryshimit dhe rrëzimin e BDI nga pushteti pas dy dekadave qeverisje.
“E kam thënë dhe do t’a persëris,
partia që ne formuam kishte në agjendë kryesore,luftën politike për përmbysje të sistemit antidemokratik mbi dy dekadësh në vendin tonë.
Ne që vazhduam dhe qëndruam stoik jemi aty ku edhe ia nisëm,në Aleancën për Shqiptarët.
Është detyrë e jona ta forcojmë, mbrojmë dhe ruajmë partine dhe interesin kombëtar në kontinuitet. Urime per qëndrestarët!”, ka nënvizuar Kaba.(INA)