Kabineti i Gashit: Deputetja Ilire Dauti nuk shkarkohet

Picture of Ina Online
Ina Online

10/01/2025

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi.

“Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik”, thekson kabineti i kryeparlamentarit Gashi.

Më tej theksohet se emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e integritetit institucional, respektimin e ligjeve, Rregullores, Kushtetutës dhe sigurimin e transparencës në të gjitha procedurat parlamentare. Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.(INA)

TË FUNDIT

VLEN: Drin Ahmeti ftohet në Prokurori

Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

Stoilkoviq nuk e mbajti fjalën, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË