Kacafytje mes BDI dhe VLEN për Ligjin për gjuhët/ Mickoski bën thirrje të mos bëhet presion mbi Gjykatën

Picture of ina-online
ina-online

05/09/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan gënjeshtar zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhitin pasi ky dje tha se BDI ka qenë propozues i ligjit për gjuhët bashkë me LSDM-në në vitin 2017.

Nga BDI nuk e mohojnë këtë, por rikujtojnë se ishte Mexhiti ai që u ka prirë negociatave për ligjin për gjuhët.

Nga BDI akuzojnë Mexhitin dhe koalicionin VLEN, se janë shndërruar në mbrojtës dhe promotorë të politikave antishqiptare të VMRO-së, ndërsa çdo sulm ndaj shqiptarëve, thonë se mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI apo Fronti Europian.

Për ligjin për gjuhët, ka shkruar edhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Përmes një statusi në Facebook, thotë BDI edhe pse 22 vjet ishte në pushtet, e ka katandisur gjuhën shqipe. Duke kërcënuar me gjuhë folkloriste, mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit, shprehet Taravari.

Taravari e krahason BDI-në me Levicën. Thotë se të përbashkët e kanë frikën. Levica ka frikë nga gjuhët autoktone, e BDI-ja ka frikë nga drejtësia, shton Taravari.

Për ligjin për gjuhët u pyet edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ai thotë se Kushtetuta nuk është tavolinë suedeze, që të marrësh çfarë të duash e të lësh çfarë nuk të pëlqen. Thotë se Kushtetuta duhet të respektohet, edhe nëse diçka nuk të pëlqen. U bën thirrje partive politike, të mos bëjnë presion mbi gjyqësorin.

Gjykata Kushtetuese në fillim të muajit tetor duhet të mbajë seancë për kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhët, pasi deri në gjykatë janë ankuar gjithsej 13 shoqata, qytetarë dhe parti politike. Përpos për ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim edhe për Balancuesin, seanca e së cilës është caktuar për më 18 shtator.

TË FUNDIT
7 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
7 orë
Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria
8 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
9 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

17 orë
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
13 orë
Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup
21 orë
Hetim për tentim vrasje gjatë dhunës familjare në Kavadar
7 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
17 orë
OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese
13 orë
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

IMG_7425

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

vlen llogo

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

INFO

NA NDIQ