Një ngjarje dhune ka ndodhur në një lokal në Zajaz të Kërçovës.
Sipas raportit të MPB-së, ndaj nje personi me inicialet G.M nga Kërçova është ngritur kallzim penal lidhur me sulm fizik dhe me gjësende qelqi në një lokal në Zajaz.
“Më 29.12.2024 rreth orës 21:00 në një objekt hoteliere në fshat, i akuzuari me incialet G.M. me sende qelqi e ka sulmuar D.U (47) nga Kërçova dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili ka përfunduar në spital, konfirmojnë në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë”, thekson raporti i MPB, duke mos dhënë detaje për motivet e incidentit.(INA)