Kacavirrja e partive shqiptare në dritaren e konakut Kovaçevski-Mickoski?!

INA
INA

27/05/2023

shkruan: Naser Pajaziti

Tashmë është e qartë se javëve në vijim pritet të mbahet takimi i liderëve midis Kovaçevskit dhe Mickoskit, siç thuhet për interesa nacionale dhe shtetërore!

Ky takim nuk është diçka që tani po ndodhë, por është një komunikim dhe bashkëveprim në sinkron që ka ndodhur më herët mes liderëve të këtyre dy forcave më të mëdha politike, me nuanca përjashtuese dhe injoruese për faktorin politik shqiptar.

Siç po shihet partitë shqiptare edhe kësaj radhe do ngelen spektatorë të serialit të reprizuar, dhe duhen me pritë për 20%, për kohë më të mira, për të mos prishur rehatinë apo procesin. Ata po mbeten të kacavirrur në dritaren e pritjes…

Politika ditore shqiptare sot duhet të jetë përtej zhurmës, vetkënaqësisë dhe postimeve nëpër portale, gojën plotë e punët kërkund. Fillimisht duhet pastruar dhe qartësuar kaosin dhe rrugëtimin pa kokë si popull i 20% me ligjet e përqindjeve që spo gjejnë zbatim.

Ne po mbetemi dëshmitarë të politikave të zhurmaxhinjëve, ‘selfieve’, hipotekave, inateve dhe tekeve.

Janë pak amendamente që mund t’i japin fund refreneve “cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullsisë, apo cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë gjuhën e tij.”

Shqiptarët në këtë përbërje parlamentare, por edhe qeveritare janë faktorë të rëndësishëm për nga numrat, që mund të jenë më tepër se simbolikë. Subjektet politike shqiptare me dualizëm shpalosin këtë problematikë dhe ky standard i dyfishtë përdoret varësisht nga rrethanat sezonale politike.

Me këto kalkulime politike vështirë do të hapet debati i shumëthirrur publik, shoqëror dhe në media, për demistifikimin dhe sqarimin e drejtë e pa emocione të përmbajtjes konkrete të Marrëveshjes së Ohrit dhe shmangjen e mashtrimeve lidhur me përmbajtjen e saj.

Numrat janë 33, kurrë ma mirë s’ka qenë. Hiqeni qafes 20%.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

Zekerija Idrizi

Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

atanas kostovski

Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

amina nuraj

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan

muhamer pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

crispi

“Mbani sytë nga Shqipëria”, si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë

Lutfi Dervishi

Falimentimi i fjalës

refugjate-emigrante

Pse emigrimi është kthyer sërish në një problem të madh?

Beqir Sina

Nervozizmi i Kissingerit

INFO

NA NDIQ