Kaci Lleshi, që njihet si mjeshtri i flokëve nga personazhet e njohur publikë ka folur sot për shumë gjëra nga jeta e tij profesionale dhe ajo private.
I ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, Kaci ka treguar edhe për planet e tij, çmimet e miqësitë me personazhet publikë.
“Ka njerëz që i ndreqi edhe pa pare, shoqe të miat, kolege. Ka njerëz edhe që paguajnë. Te unë nuk ka çmim të nuses, te unë është njëjtë, si nusja, si cika e re, si e vjetër. Është një çmim, është 400 euro. Te punëtorët dallojnë çmimet, prej 5 euro ne 60 a 70 në verë. Kështu që te unë një çmim e kam. Je nuse, s’je nuse 400 euro frizura. Atë e dinë krejt. Jashtë orarit çmimi është më madh. Aty varet qysh e kapim, qysh e sheh klientin.”, tha ai.
Kaci tregoi edhe për planet e tij për të punuar jashtë vendit.
“Po kam qef me fillu me punu, po thojnë që andej kah Duabi po paguajnë më shumë. Po thojnë nuset. E bën një nuse në muaj e nuk ki nevojë me punu. Bakshishi është shumë i madh, pesë fish. Është mirë më hi në atë treg por nuk po mujna me hi. Nuk është treg i madh por duhet kadalë. Ne kemi klientë të Amerikës, ata e kanë bakshishin. Ata jën ëmsu me lënë bashkshish, pjestë tjera ka pak.”, tregoi ai.
Artisti i njohur foli edhe për mikeshat që i ka në botën e show-bizzit.
“Unë mirë e kam me krejt. Por janë do që nihesh më afër e më mirë me ta. Me Dafinën më bjen me nejt më shumë. E kam shumë mirë me Elvanën, Xhensilën, Leonora Jakupin e kam si motër, Lorin.”, tregoi Kaci.
Ai po ashtu tha se ka njerëz, mes tyre edhe figura publike të cilët nuk i rregullon.