Kadri Veseli paralajmëron Serbinë: Nuk do të ndalemi deri në Nish

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalim e mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.

“Masakra e Recakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare. Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Vetëm edhe një muaj festojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk kanë përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka deklaruar Veseli.

Fillimisht Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, për të kujtuar viktimat e njërës prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.