Kaevski: Javën e kaluar s’ka pasur bisedime për kodin zgjedhor

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2023

Zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, ka deklaruar se gjatë javës së kaluar nuk ka pasur bisedime me opozitën për Kodin Zgjedhor, duke u shprehur se socialdemokratët janë të gatshëm për të biseduar rreth të gjitha temave që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Kjo deklaratë e zyrtarit të LSDM-së, sic njofton KlanM, bie ndesh me deklaratën e djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I cili tha se në parlament vijojnë komunikimet me LSDM-në për Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Gjatë javës së kaluar nuk kemi patur bisedime konkrete për Kodin Zgjedhort, por nëse ka ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Kemi qëndrime parimore dhe në bazë të atyre qëndrimeve do të bisedojmë dhe do të miratojmë vendime që janë në interes të qytetarëve” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Rreth zgjedhjeve që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, socialdemokratët vazhdojnë të jenë të prerë – fillimisht të mbahen zgjedhjet presidenciale e më pas ato parlamentare.

“Padyshim se jemi të hapur për të biseduar për datën e saktë. Presim të ketë grupe pune në Kuvend, ku opozita do të nominojë anëtarë të saj dhe do ta konstatojmë datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve” – tha Darko Kaevski, LSDM.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, vazhdon të insistojë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen së bashku, duke e arsyetuar këtë me shmangien e harxhimeve të panevojshme për dy palë zgjedhje.

TË FUNDIT

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË