Kafeteria “Chollo” në Kumanovë, kafe falas për festën e flamurit

Kafeteria “Caffe Lounge Bar Gallery Chollo” ofron kafe pa pagesë për festën e flamurit, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Të nderuar dashamirë, për hirë të festës kombëtare, pavarsisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, në kafeterinë Caffe Lounge Bar Gallery Chollo sot me datë 28.11.2021 për të gjithë të pranishmit kafet do të jenë pa pagesë! Në këto kushte pandemie, sikurse vitin e kaluar, më e vogla që mund të bëjmë për festën e flamurit! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱”,thuhet në njoftim. (INA)